Lidhje

Serbët e Bosnjes kërkojnë ndihmën e Gjykatës së Hagës - 2002-09-04


Republika sërbe e Bosnjes i ka kërkuar gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës që të gjykojë 7 ish zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe qeverisë boshnjake nën akuzat për vrasjen e ushtarëve jugosllavë.

Një zëdhënës i republikës sërbe tha se dokumentat që kanë lidhje me pritën që iu ngrit më 1992 një autokolone të ushtrisë së popullit të Jugosllavisë u janë dorëzuar gjykatës së Hagës. Rreth 33 ushtarë u vranë, 47 u plagosën dhe 170 të tjerë u zunë rob.

Qeveria e Republikës sërbe të Bosnjes kërkon që të gjykohen ish zyrtarët boshnjakë, Ejup Ganiç dhe Stjepan Kljujiç; ish zyrtarët e policisë Jusuf Pusina dhe Izet Bajramoviç; dhe gjenerali Jovan Dijak. U përmendën gjithashtu edhe emrat e ish zyrtarëve kroato-myslimanë Fikret Muslimoviç dhe Hasan Efendiç.

Zyrtarët e gjykatës së OKB-së për krimet e luftës konfirmuan marrjen e kërkesës.

XS
SM
MD
LG