Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot qendrën e kryeqytetit afgan të Kabulit, duke shkaktuar vdekjen ose plagosjen e të paktën 25 vetave.
Hollësitë ende janë fragmentare, por sipas dëshmitarëve, shpërthimi ndodhi rreth mesditës në afërsi të Ministrisë Afgane të Informimit e të Kulturës dhe një hoteli. Mijëra njerëz ikën të përfshirë nga paniku, ndërkohë që policia e mbylli zonën ku ndodhi shpërthimi.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve, një zyrtar i lartë i policisë tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga lëndë plasëse të vendosura në një makinë.(xh)