Lidhje

Kalendari Historik 7 shtator - 2002-09-07


Më 7 shtator 1936 lindi pionieri i rokenrollit, Buddy Holly.

Buddy Holly ishte nga Lubbock i Teksasit. Karriera e tij e shkurtër muzikore, por që pati ndikim të madh, filloi me këngën e njohur të vitit 1957, ”That’ll be the day”.

Në atë kohë, Buddy Holli ishte 21 vjeç. Seria e interpretimeve të tij që u kthyen në hite vazhdoi me këgët ”Peggy Sue”, ”Maybe Baby” dhe ”Rave On”. Muzika e tij shërbeu si një hallkë lidhëse midis këngëve të papërpunuara të tipit country të asaj kohe dhe muzikës popullore që u shndërrua gradualisht në rokenroll.

Më 7 shtator 1892, vizitorët e Panairit Botëror të Çikagos patën rastin të shijojnë një mënyrë krejt të veçantë argëtimi.

Një inxhinjer amerikan i quajtur George Ferris, kishte ndërtuar një mekanizëm të çuditshëm për argëtimin e vizitorëve, duke menduar se në panair mungonte një objekt i vërtetë argëtimi. Ky mekanizëm përbëhej nga dy rrota me diametër prej 76 metrash të lidhura vertikalisht me njëra-tjetrën. Rrotat, që më vonë morën emrin e inxhinjerit Ferris, rroturroheshin ngadalë nga një elektromotor dhe në ndënjëset e vendosura në hapësirën midis tyre mund të uleshin deri në 1 mijë njerëz. Rrotullimi i saj u jepte mundësinë njerëzve ta shikonin panairin nga lart, kur ndënjësja e tyre arrinte pikën më të lartë. Rrota Ferris u bë objekti më popullor i argëtimit në panairin e Çikagos të vitit 1892 dhe tërheq vizitorë edhe sot e kësaj dite.

XS
SM
MD
LG