Lidhje

Washington Post: SHBA rrezikohen nga sulme të al-Qaidas - 2002-09-09


Gazeta Washington Post citon zyrtarë të zbulimit amerikan të kenë thënë se Shtetet e Bashkuara përballen me një kërcënim të vazhdueshëm sulmesh vdekjeprirëse nga përkrahës të rrjetit terrorist al-Kaida.

Gazeta shkruan se hierarkia e rrjetit al-Kaida është dëmtuar rëndë, por janë mijëra përkrahës të grupit terrorist, të stërvitur në kampet e tij në Afganistan, që përpiqen të demonstrojnë se rrjeti i tyre vazhdon të funksionojë.

Zyrtarë të forcave të rendit dhe të zbulimit thonë se kërcënimet më shqetësuese janë tani sulmet me lëndë plasëse, atentatet dhe sulmet vetëvrasëse nga ana e operativave të nivelit të ulët, veçanërisht kundër objekteve amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara. //kk

XS
SM
MD
LG