Lidhje

Presidenti përsërit angazhimin për të luftuar terrorizmin - 2002-09-10


Presidenti Bush përsëriti angazhimin e tij për të fituar luftën kundër terrorizmit, që siç tha ai, filloi para një viti.

Ai foli në një ceremoni përkujtimore në Pentagon, pranë Washingtonit, që u godit nga sulmet e 11 shtatorit, në të cilat humbën jetën mbi 3 mijë vetë nga 90 vende.

Presidenti, Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld dhe Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral Richard Myers përuruan pjesën e ndërtesës, të njohur si ”Projekti Phoenix”, që është rindërtuar.

Sekretari i Mbrojtjes tha se nga gjithë anët e botës u shpreh përkrahje në luftën kundër terrorizmit, drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe falenderoi aleatët e Amerikës.

Presidenti po udhëton tani drejt pensilvanisë ku do të nderojë 40 pasagjerët dhe ekuipazhin e avionit që vdiqën kur avioni ra atje, pasi disa pasagjerë u përleshën me rrëmbyesit. Besohet se avioni ishte drejtuar për në Washington.

Mijëra vetë po marrin pjesë në një ceremoni në një fushë pranë qytetit Shankville, në Pensilvani. Një këmbanë ra 40 herë, një herë për secilën nga viktimat.

Në perëndim të diellit në New York, krerë shtetesh nga gjithë bota do të mblidhen për ndezjen e një flake tek një skulpturë që dikur ishte në themel të Qendrës Botërore të Tregëtisë.

Ngjarje përkujtimore, ceremoni fetare dhe ndezje qirinjsh do të zhvillohen në qytete në gjithë Shtetet e Bashkuara, përfshirë një ceremoni me përfaqësuesit e të gjitha besimeve fetare në Katedralen Kombëtare këtu në Washington.

Sot në mbrëmje presidenti do të mbajë një fjalim drejtuar kombit nga New Yorku.//kk

XS
SM
MD
LG