Lidhje

Kalendari Historik 10 shtator - 2002-09-10


Më 10 shtator 1967, një sondë e hapësirës me peshë 277 kilogramë, e quajtur Surveyor 5, kreu një zbritje të lehtë në Hënë. Sonda analizoi sipërfaqen e Hënës me anë të pjesëzave subatomike. Informacioni i marrë ndihmoi në eksplorimin e mëtejshëm të hapësirës. Këtu përfshihet dërgimi i njeriut të parë në Hënë në korrik 1969, më pak se dy vjet pas mbërritjes në hënë të sondës Surveyor 5. Surveyor solli në Tokë një numër të dhënash shkencore dhe 18 mijë fotografi. Sonda mbëriti në hënë në vitin 1967. Vendi ku mbërriti Surveyor 5, u quajt Deti i Qetësisë dhe u bë pika ku shkeli njeriu i parë në Hënë.

Më 10 shtator të vitit 1813, Oliver Hazard Perry, udhëhoqi drejt fitores anijet amerikane në betejën që u zhvillua me skuadronin e marinës britanike në liqenin Erie. Beteja u zhvillua gjatë së ashtuquajturës luftë amerikano-britanike që filloi në qershor 1812 dhe përfundoi në dhjetor 1814. Luftën e filluan Shtetet e Bashkuara, si shpagim për ndërhyrjen e britanikëve në tregëtinë dhe transportin detar të amerikanëve dhe në një farë mase, edhe pas akuzave se Britania ishte implikuar në konflikt me indianët e Amerikës. Fitorja e komandantit Perry në shtator 1813 në liqenin Erie shënoi për herë të parë në historinë e marinës britanike disfatën e plotë. Beteja ishte tepër e ashpër dhe vazhdoi disa orë deri sa komandanti i flotës britanike vuri re se 5 nga të 6 anijet e flotës së tij po digjeshin. Atëhere ai e uli flamurin për të treguar se ishte dorëzuar. Mesazhi i fitores së komandantit Perry ka hyrë tashmë në historinë e marinës amerikane. Fjalët e tij ishin: ”Ne u zumë pritë armiqve dhe i mundëm ata”.//kk

XS
SM
MD
LG