Lidhje

New York: tri ditë shfaqje të frymëzuara nga 11 shtatori - 2002-09-10


Qyteti i Nju Jorkut ka filluar të përkujtojë përvjetorin e parë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit me tri ditë shfaqje, të frymëzuara nga ngjarjet e tmerrshme.

Grupi ”The Brave New World Arts” dhe Theater Marathon do të japin 50 pjesë të ndryshme, me drama, koncerte muzikore dhe numra me pjesë të zgjedhura nga mjetet e informimit.

Shfaqjet do të arrijnë kulmin nesër mbrëma, që është njëvjetori i sulmeve terroriste. Disa nga veprat e dramturgëve më të njohur do të interpretohen nga artistë të njohur si Stockard Channing, Sigourney Weaver dhe Mathew Broderick.

Organizatorja e këtyre veprimtarive Dakota Powell, thotë se artistët trajtojnë temën e ndryshimeve që ka pësuar bota që nga koha e sulmeve terroriste.//kk

XS
SM
MD
LG