Në Maqedoni, një polic rezervist shqiptar u vra sot në mëngjes në rrethin e Tetovës. Autoritetet thonë se polici u vra nga persona të panjohur në stacionin e policisë të fshatit Bogovinë. Motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërkohë që kanë filluar hetimet. //az