Lidhje

Afganistani kërkon mbajtjen e premtimeve për ndihmat - 2002-09-13


Presidenti afgan, Hamid Karzai, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të përmbushin premtimet për ndihmë për rindërtimin e vendit të tij.

Zoti Karzai e bëri këtë thirrje dje në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Udhëheqësi afgan tha se pjesa më e madhe e 4 miliardë e 500 milionë dollarëve të premtuara janarin e kaluar në një konferencë dhuruesish në Tokio ende nuk është dhënë ende dhe se vetëm rreth 100 milion dollarë kanë arritur në Afganistan.

Disa dhurues kanë thënë se duan të shohin më shumë qëndrueshmëri në Afganistan para se të japin më shumë para.

Presidenti Karzai këmbëngul se i duhen fondet për të ndihmuar në vendosjen e qëndrueshmërisë në vendin e tij.//kk

XS
SM
MD
LG