Lidhje

Bush: Që të flakim tej të keqen që iu bë Amerikës, ne duhet të flakim tej fanatizmin në të gjitha format e tij - 2002-09-14


Më se 200 vjet më parë, George Washingtoni, presidenti i parë i Amerikës, tha se “Amerika nuk miraton fanatizmin, as nuk mbështet përndjekjet.” “Dhe kjo, thotë presidenti Bush, është e vërtetë edhe në ditët tona.”

“Fanatizmi nuk është pjesë e shpirtit tonë, tha presidenti Bush. Dhe s’ka për të qenë pjesë e së ardhmes sonë. Që të flakim tej të keqen që iu bë Amerikës më 11 shtator të vitit 2001, ne duhet të flakim tej fanatizmin në të gjitha format e tij.”

Shtetet e Bashkuara e flakën tej fanatizmin kur ndihmuan popullin e Afganistanit. Ky vend ka qenë sunduar nga regjimi shtypës Taleban dhe ishte strehë e sigurt dhe kamp stërvitor për terroristët e al-Qaidës. Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara çliroi Afganistanin. Koalicioni shkoi atje jo si pushtues, por si çlirimtar. Siç ka thënë presidenti Bush, sot populli i Afganistanit po ndërton “një të ardhme më të mirë.” Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dispozicion të Afganistanit më se 700 milionë dollarë, për ushqime dhe farëra, për rrugë e ura, si edhe për sisteme sanitare dhe ujë të pijshëm.

“Të gjithë amerikanët duhet ta pranojnë, ka thënë presidenti Bush, se fytyra e terrorit, nuk është fytyra e vërtetë e islamizmit.” Terroristët që sulmuan Shtetet e Bashkuara përçmojnë fetë e tjera dhe kanë përdhosur vetë fenë e tyre. Ata janë të vendosur ta zgjerojnë fushën e vrasjeve të tyre.

“Armiku, ka thënë presidenti Bush, “është një rrjet radikal terroristësh dhe jo një fe. Armiqt tanë janë qeveritë që mbështesin terroristët, jo besimtarët myslimanë, që i duan familjet e tyre, që dëshirojnë një botë më paqësore e më të sigurt për fëmijët e tyre.”

“Në luftën kundër terrorit, ka thënë presidenti Bush, ne nuk duhet të harrojmë kurrë vlerat që e bëjnë vendin tonë kaq të fuqishëm, vlerat e respektit dhe të tolerancës. Vlera që ne besojmë se cilido duhet të adhurojë të Plotfuqishmin, sipas mënyrës së tij.” //ze

XS
SM
MD
LG