Lidhje

Singapori në ndjekje të terroristëve - 2002-09-16


Singapori thotë se muajin e kaluar arrestoi 21 të dyshuar si terroristë, shumica e të cilëve bën pjesë në një grup rajonal islamik që thuhet se ka lidhje me rrjetin terrorist al-Qaida.

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se të gjithë të dyshuarit ishin shtetas të Singaporit dhe 19 prej tyre janë anëtarë të organizatës Jemaah Islamiyah.

Mbi 12 anëtarë të këtij grupi u arrestuan në dhjetor nën akuzat se po planifikonin të sulmonin objekte amerikane në Singapor. Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se arrestimet e fundit kanë dëmtuar seriozisht rrjetin Jemaah Islamiyah në Singapor.

//rd//

XS
SM
MD
LG