Lidhje

Përurohet një naftësjellës pranë Kaspikut - 2002-09-18


Presidentët e Azerbaixhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë përuruan sot fillimin e ndërtimit të një naftësjellësi, në një ceremoni në breg të detit Kaspik në Azerbaixhan. Naftësjellësi do të transportojë naftë nga burimet e naftës pranë bregdetit të Azerbaixhanit, përmes Gjeorgjisë deri në brigjet mesdhetare të Turqisë. Parashikohet që projekti, i njuhur si naftësjellësi Baku-Tbilisi-Ceyhan, të përfundojë në fillim të vitit 2 mijë e 5. Do të jetë rruga e parë kryesore për eksportin e naftës së Kaspikut që anashkalon Rusinë.//kk

XS
SM
MD
LG