Policia indoneziane thotë se një shtetas gjerman me prejardhje arabe, i dyshuar për lidhje me al-Qaida-n, kishte videokaseta ku paraqiten civilë të panjohur të armatosur duke u stërvitur.
Një zëdhënës i policisë thotë se po zhvillohen hetime për të përcaktuar se cili grup është ai që paraqitet në videokasetë dhe ku është xhiruar ajo.
Ai thotë se personi i njëjtësuar si Seyam Reda u arrestua në Xhakarta të martën për shkelje të rregullave të eimigracionit dhe tha se ishte gazetar.
Dje, policia deklaroi se po hetonte nëse zoti Reda është i lidhur me shtetasin kuvaitjan Omar al-Faruq, i dyshuar si operativ i al-Qaida-s në atë rajon që u arrestua në Xhakarta në qershor dhe iu dorëzua autoriteteve amerikane.//kk