Lidhje

Forcat izraelite rrethojnë selinë e Arafatit - 2002-09-20


Forcat izraelite kanë rrethuar selinë e udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, në Bregun Prëndimor dhe hynë në Rripin e Gazës, pas shpërthimit të djeshëm vetvrasës në Tel Aviv, ku u vranë 6 udhëtarë në një autobus.

Izraeli thotë se forcat e tij rrethuan kompleksin e selisë së zotit Arafat në qytetin Ramallah, ku po kërkojnë dorëzimin e ekstremistëve të kërkuar që mendohet se janë në kompleks. Forcat izraelite hodhën sot në erë një ndërtesë që ishte përdorur nga forcat palestineze të sigurimit. Palestinezët thonë se snajperë izraelitë vranë një nga rojet personale të zotit Arafat.

Forcat izraelite hynë edhe në zonat periferike të Qytetit Gaza, duke vënë në shënjestër punishtet, ku ekstremistët ndërtojnë armë. Dy palestinezë u vranë gjatë operacionit në Rripin e Gazës.//kk

XS
SM
MD
LG