Lidhje

Miss Amerika, studente 22 vjeçare në Harvard - 2002-09-22


Miss Ilinoi, Erica Harold, fitoi titullin Miss Amerika për këtë vit.

Studentja 22 vjeçare në jurisprudencë fitoi konkursin në Atlantic City të shtetit New Jersey, duke mundur konkurente nga 49 shtete të tjera dhe nga Porto Riko. Ajo tha se do të angazhohet në një fushatë kundër dhunës mes të rinjve gjatë turneut të saj në mbarë vendin si Miss Amerika.

Në konkursin e së shtunës ajo u bëri përshtypje gjykatësve me interpretimin e një pjese nga opera Karmen e kompozitorit francez Bize dhe me njohuritë e saj rreth kulturës bashkëkohore në një segment të ri të konkursit mes 5 finalisteve.

Zonjusha Harold ndërpreu studimet në Universitetin prestixhoz Harvard me qëllim që të konkuronte për titullin Miss Amerika. //az

XS
SM
MD
LG