Lidhje

Programi i armëve të shkatërimit në masë në Iraq - 2002-09-23


Në fjalimin e tij drejtuar Kombeve të Bashkuara, Presidentoi George Bush tha: “Më 1991, regjimi irakian pranoi të shkatërrojë dhe të ndalojë zhvillimin e të gjitha armëve të shkatërrimit në masë, të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe se do të dëshmonte me prova para botës se e ka bërë një gjë të tillë duke lejuar inspektimin e përpikët të uzinave që mund të kenë prodhuar armë të tilla. Iraku ka shkelur çdo aspekt të këtij zotimi thelbësor”.

Menjëherë pas Luftës së Gjirit Persik, Iraku mohoi kategorikisht ekzistencën e programit irakian të armëve biologjike. Por pas arratisjes së një zyrtari të lartë irakian më 1995 i cili e zbuloi këtë gënjeshtër, regjimi irakian e pranoi se kishte një program në shkallë të gjerë të armëve biologjike. Inspektorët e OKB-së zbuluan se Iraku kishte prodhuar dhjetra mijëra litra antraksi dhe agjentë të tjerë biologjikë dhe me sukses i kishte përpunuar këta agjentë vdekje-prurës për t’i përdorur në prodhimin e mbushjeve të raketave Scud, bombave ajrore dhe bombolave të spërkatjes. Por inspektorët e OKB-së besojnë gjithashtu se Iraku ka prodhaur 2-4 herë më shumë agjentë për armë biologjike nga sa ka deklaruar dhe se nuk ka dhënë llogari për më shumë se 3 tonelata materiale që mund të përdoren për të prodhuar armë biologjike.

Iraku në fillim e pranoi se kishte vetëm një program të kufizuar të armëve kimike. Këtë gjë e bëri për shkak se dihej se kishte përdorur armë kimike kundër Iranit dhe popullit irakian. Në kundërshtim me këtë deklaratë, inspektorët e OKB-së zbuluan një program në shkallë të gjerë të armëve kimike shumë më i madh nga sa Iraku kishte pranuar. Inspektorët e OKB-së shkatërruan mijëra municione të armëve kimike dhe disa tonelata me agjentë për prodhimin e armëve kimike. Por ka shumë të ngjarë që Iraku ka ruajtur një sasi të madha subtancash V-X, mustardë dhe agjentë të tjerë kimikë dhe aftësinë për të prodhuar edhe më tepër.

Iraku vazhdimisht ka mohuar të zotërojë një program të armëve bërthamore dhe në mënyrë agresive ka penguar inspektorët të zbulojnë të vërtetën. Por inspektorët e OKB-së zbuluan një program qëllimi i të cilit ishte përftimi i uranit dhe plutonit me qëllimin e vetëm për zhvillimin e armëve bërthamore. Më 1995 Iraku më në fund e pranoi se kishte një program të armëve bërthamore. “Tani ne e dimë”, tha Presidenti Bush “se regjimi i Irakut do të kishte prodhuar një armë bërthamore para vitit 1993”. Lufta e Gjirit Persik e parandaloi një gjë të tillë.

Megjithë këto fakte, Iraku ende përpiqej të fshihte informatat e rëndësishme lidhur me programin e tij bërthamor, projektet e armëve, procedutrat, të dhënat eksperimentale, materialet bërthamore dhe dokumentacionin për ndihmën e huaj. “Sikur Iraku të zotëronte materiale të nevojshme”, paralajmëroi presidenti Bush, “ai do të ishte në gjendje të prodhonte një armë bërthamore brënda një viti.”

Saddam Husseini ka një histori të gjatë të përdorimit të armëve të shkatrrimit në masë kundër vendeve të tjera dhe popullit irakian. Ai ka vepruar në kundërshtim me dëshirën e komunitetit ndërkombëtar duke refuzuar në mënyrë flagrante të shkatrrojë dhe të heqë dorë nga programi irakian për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Presidenti Bush u tha delegatëve të Kombeve të Bashkuara se “Sjellja e regjimit irakian përbën kërcënim ndaj autoritetit të Kombeve të Bashkuara dhe kërcënim ndaj paqes. Iraku iu është përgjegjur negativisht kërkesave prej një dekade të Kombeve të Bashkuara. “Ne nuk mund të qëndrojmë duar-kryq pa bërë asgjë ndërsa rreziku shtohet. Ne duhet të ngrihemi në mbrojtje të sigurimit tanë dhe të të drejtave dhe shpresave të përhershme të njerzimit. Sipas traditës dhe vetëvendosjes, këtë gjë do ta bëjnë Shtetet e Bashkuara. Zotëri delegatë neve kemi edhe fuqinë për të ndërmarrë një veprim të tillë”, përfundoi Presidenti Bush.

XS
SM
MD
LG