Lidhje

Kongresi vazhdon debatin mbi Irakun - 2002-09-24


Pritet që debati rreth veprimeve të mundshme ushtarake kundër Irakut të vazhdojë sot në Kongresin amerikan.

Javën e kaluar, presidenti Bush u paraqiti ligjvënësve një projekt-rezolutë, në të cilën ai kërkon kompetenca për përdorimin e të gjitha mjeteve të përshtatshme, përfshirë veprime të njëanshme, për çarmatimin e Irakut.

Pritet që Dhoma e Përfaqësuesve ta miratojë rezolutën brenda kësaj jave dhe ka të ngjarë që Senati të bëjë të njëjtën gjë javën e ardhshme. Presidenti Bush e vazhdoi dje trysninë ndaj Kombeve të Bashkuara për miratimin e një rezolute të rreptë për të siguruar çarmatimin e Irakut.

Ish-nënpresidenti Al Gore tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shpejtohen për të hyrë në luftë, por të përpiqen për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar. //kk

XS
SM
MD
LG