Lidhje

SHBA-ja propozon forcën e ndërhyrjes së shpejtë - 2002-09-24


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, u paraqiti homologëve të tij nga vendet anëtare të NATO-s propozimin për krjimin e një force të ndërhyrjes së shpejtë në kuadër të aleancës.

Sipas planit amerikan, forca, e përbërë nga trupa amerikane dhe evropiane, do të ishte e përmasave mjaft të mëdha sa për të marrë pjesë në konflikte në shkallë të gjerë, por edhe e aftë të lëvizë me shpejtësi të mjaftueshme për të ndërhyrë menjëherë në çdo pjesë të botës.

Zyrtarë amerikanë thonë se sekretari Rumsfeld do t’u kërkojë aleatëve të mbështesin edhe një rezolutë të ashpër të Kombeve të Bashkuara, në të cilën kërkohet çarmatimi i Irakut. //kk

XS
SM
MD
LG