Lidhje

Shqipëri: qeveria shton fondet për zonat e përmbytura - 2002-09-27


Qeveria shtoi edhe me 1 milionë dollarë fondet e ndihmës për zonat e përmbytura nga shirat e kësaj jave.

Fondi shtesë do të përfitohet nga rishpërndarja e buxhetit të ministrive për në sektorët më problematikë. Të ardhurat do të përdoren për rindërtimin e objekteve shtetërore dhe publike të shkatërruara nga përmbytjet. Kryeministri Fatos Nano pritet të vizitojë të shtunën Shkodrën dhe Lezhën, i shoqëruar nga një numër i madh afaristësh për të diskutuar mbi bashkepunimin me komunitetin e biznesit për rindërtimin e veprave të dëmtuara.

Qeveria deklaroi se dëmet i tejkalojnë fuqitë e saj financiare dhe u ka bërë thirrje për ndihmë vendeve evropiane për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar.//kk

XS
SM
MD
LG