Lidhje

Shtetet e Bashkuara janë zotuar të punojnë për nxitjen e objektivave të paqes dhe lirisë - 2002-09-29


Shtetet e Bashkuara janë zotuar të punojnë me vendet e tjera për nxitjen e objektivave të paqes dhe lirisë. Për këtë qëllim, Presidenti George W. Bush ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të kthehen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë e kulturë e njohur me emrin UNESCO.

UNESCO-ja u themelua me 1946 për të nxitur bashkëpunimin mes vendeve të ndryshme të botës në arsim, shkencë, kulturë dhe komunikime. Shtetet e Bashkuara ishin një prej vendeve të para anëtare që themeluan këtë organizatë, por më 1984 u tërhoqen për shkak të keq-administrimit të saj dhe të një-anëshmerisë anti-demokratike. Njëra prej ankesave më serioze ishte se UNESCO-ja mbështeste kufizimin e lirisë së shtypit.

Gjatë 5 vjetëve të fundit, UNESCO-ja ka bërë përmirësime të rendësishme në mënyren e veprimit të saj. Numri i zyrtarëve të lartë të saj është paksuar me 50 përqind dhe në zyrat kyçe të administrimit janë caktuar profesionistë.

Çka është edhe më me rëndësi, UNESCO-ja tani kundërshton censurat dhe është përkrahëse e zjartë e qarkullimit të lirë të ideve dhe mediave të pavarura. Që nga vitit 1997, UNESCO-ja ka financuar për çdo vjet një çmim prej 25 mijë dollarësh për një individ, organizatë apo institucion, i cili angazhohet në mbrojtje të lirisë së shprehjes, posaçërisht nëse një veprimtari e tillë sjell reziqe ose dënohet.

Fituesi i parë i këtij çmimi ka qenë gazetarja kineze Gao Yu. Në vitet 90-të ajo ishte burgosur për gati 6 vjet pasi kishte shkruar një serë artikujsh mbi gjendjen politike dhe ekonomike të Kinës, të cilët u botuan në gazatat e Hong-Kongut. Sivjet ky çmim iu dha Geoffrey Nyarota, kryeredaktor i të përditshmes Daily News, gazeta e vetme e pavarur e Zimbabvesë. Zoti Nyarota është arrestuar dhe ndaluar disa herë.

Në këtë epokë të terrorizmit global, ku urrejtja dhe injoranca përdoren për qëllime djallzore, një UNESCO e re mund të luaj një rol kritik. Angazhimi i UNESCO-s për një kuptim ndër-kulturor dhe për nxitjen e të drejtave të njeriut mund të bëjë shumë në përparimin e lirisë dhe paqes.

Siç tha edhe Presidenti Bush në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ”UNESCO-ja është reformuar dhe Amerika do të bëhet pjesë e plotë e misionit të saj për të përmirësuar të drejtat e njeriut, tolerancën dhe diturinë.”//ze

XS
SM
MD
LG