Lidhje

Millosheviçi kundër përdorjes së bisedës telefonike si provë - 2002-09-30


Ish-presidenti jugosllav Slobodan Milosevic kundërshtoi paraqitjen e bisedave të regjistruara telefonike si të dhëna në gjykatën e Hagës.

Zoti Milosheviç kundërshtoi përpjekjet e prokurorëve për të përdorur bisedat e regjistruara midis një dëshmitari në gjyq dhe ish- udhëheqësit serbëve të Bosnjes, Radovan Karadzic.

Dëshimtari, një politikan i moderuar i serbëve të Bosnjes, identiteti i të cilit nuk u bë i njohur për ta mbojtur, dëshmoi se ai mori pjesë në bashkëbisedime.

Por zoti Milosheviç kundërshtoi përdorimin e shiritit të bisedës duke këmbëngulur se ishte regjistruar pa autorizimin e përshtatshëm zyrtar.

Faza e tanishme e gjykimit përqëndrohet në rolin e ish-presidentit jugosllav në konfliktin në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, pas seancës prej shtatë muajsh lidhur me konfliktin në Kosovë.//kk//

XS
SM
MD
LG