Lidhje

Tiranë: dëmshpërblim për banorët e dëmtuar - 2002-09-30


Pas debatesh të gjata parlamenti në Tiranë vendosi të hartojë një projekt-ligj për të dëmshpërblyer banorët dhe bizneset e dëmtuara nga përmbytja nga ujrat e Liqenit Artificial të kryeqytetit.

Propozimi u paraqit nga deputetët e opozitës, ndërsa deputetët socialistë u shprehën se nuk ishte nevoja për një ligj sepse ligji i dëmshpërblimeve ekziston.

Ndërkaq, kryetari i bashkisë, Edi Rama shpjegoi incidentin në takimet e gjata me presidentin e republikës Moisiu dhe kryeministrin Nano.

Zoti Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës dhe kërkesën e tyre për dorëheqjen e tij, pas incidentit. //kk

XS
SM
MD
LG