Një drejtues i lartë i Bankës së Shqipërisë u arrestua mbrëmë vonë nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës që ka sjell dëme të mëdha financiare për shtetin.
Zëvendës guvernatori i bankës Qendrore Dhame Pite akuzohet se gjatë drejtimit të një tenderi në bankë ka favorizuar padrejtësisht një firmë të huaj për prodhimin e monedhës shqiptare.
Kryeminsitri Nano deklaroi për këtë ngjarje se kjo është një provë serioze e luftës kundër korrupsionit. //kk//