Lidhje

Vazhdojnë bisedat mbi kthimin e inspektorëve në Irak - 2002-10-01


Ekspertë të Kombeve të Bashkuara për armët dhe një delegacion irakian vazhdojnë të martën, për të dytën ditë me radhë bisedimet në Vjenë mbi kthimin e inspektorëve në Irak.

Një diplomat i lartë tha se Iraku ka në plan të paraqesë informacion rreth pajisjeve që mund të përdoren për ndërtimin e armëve bërthamore ose për programe civile të energjisë atomike.

Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armët, Hans Blix, tha se pjesëmarrësit në bisedime po bëjnë ç’është e mundur për arritjen e një marrëveshjeje për rifillimin e inspektimeve. //kk//

XS
SM
MD
LG