Lidhje

Kalendari Historik 1 tetor - 2002-10-01


Më 1 tetor të vitit 1908, prodhuesi i automobilave Henry Ford nxorri ne treg modelin e tij të ri ”T”. Ky ishte automobili i parë i prodhuar në linjën e re të montimit të krijuar nga vetë zoti Ford. Kjo linjë montimi rriste efikasitetin në punë si dhe ulte ndjeshëm koston e prodhimit të makinave. Pavarësisht nga çmimi më i ulët, këto automobila kishin një cilësi të lartë. Modeli ”T” i Fordit, u bë e para makine me benzinë, çmimi i së cilës mund të përballohej nga shumë amerikanë. Kompania e motorëve Ford krijoi gjithashtu një plan krediti që u lejonte konsumatorëve ta paguanin makinën me këste mujore në vend të një pagese të vetme. Modeli ”T” i dha mundësi amerikanëve të udhëtonin më shumë se kurrë. Më shumë se 10 mijë makina të modelit T u shitën vetëm vitin e parë. Deri në vitin 1925, viti i fundit i prodhimit të modelit T, kompania Ford kishte prodhuar 15 milionë makina të këtij lloji, makina që ndryshuan njëherë e përgjithmonë mënyrën e jetesës së amerikanëve.

Më 1 tetor të vitit 1940, zyrtarët e shtetit të Pensilvanisë u takuan në jug të Harrisburgut, kryeqytetit të këtij shteti, për të shënuar fillimin e punimeve të autostradës Pennsylvania Turnpike. Pennyslvania Turnpike ishte autostrada e parë moderne në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i transportit të Pennsilvanisë tha se ndërtimi i rrugëve me katër korsi do t’i lejonte makinat të ecnin më shpejt dhe më me siguri ne malet e Apalashit të cilat shtrihen përmes këtij shteti. Pjesa origjinale e autostradës kalonte përgjatë një hekurudhe të vjetër që bashkonte Pitsburgun në Pensilvaninë perëndimore me rrethinae e kryeqytetit Harrisburg, në qendër të shtetit. Autostrada prej 260 kilometrash kishte disa veçori të cilat tashmë janë bërë standarte për sistemin e rrugëve që kalojnë nëpër shumë shtete si psh. korsi të gjëra në të dyja drejtimet, pika pushimi të cilat ofrojnë ushqime, apo stacione karburanti. Në 1951, kjo rrugë u zgjat që nga kufiri lindor i Pensilvanisë me shtetin e New Xhersit, deri në perëndim, në shtetin e Ohios. //ze

XS
SM
MD
LG