Lidhje

Iraku: propozimi amerikan i pajustifikueshëm - 2002-10-02


Iraku hodhi poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për një rezolutë të rreptë të Këshillit të Sigurimit mbi inspektimin e armëve, duke e cilësuar propozimin si agresion të pajustifikueshëm.

Zëvendës kryeministri irakian, Tarik Aziz, tha sot gjatë një konference shtypi në Turqi, se rezolutat ekzistuese janë të mjaftueshme sa për të lejuar inspektorët të përmbushin misionin e tyre.

Zoti Aziz i bëri thirrje Turqisë, i vetmi vend kryesisht mysliman në radhët e NATO-s, që të mos marrë pjesë në një sulm të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër vendit të tij. Ai tha gjithashtu se Iraku nuk do të hakmerrej sikur Turqia të marrë pjesë në një sulm të tillë.//kk//

XS
SM
MD
LG