Lidhje

Presidenti Bush takon udhëheqës të Kogresit - 2002-10-02


Presidenti Bush u takua të martën në mëngjes me udhëheqës të Kongresit në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje mbi një rezolutë që do të autorizonte përdorimin e forcës ushtarake amerikane kundër Irakut.

Ligjvënësit e lartë lanë të kuptohet se është bërë përparim në përpjekjet për arritjen e një kompromisi.

Presidenti Bush tha të hënën se është kundër një rezolute që do të kufizonte përdorimin e forcës në përpjekjet për të çarmatosur Irakun.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, tha se propozimi do t’i lidhte duart presidentit. Zoti Fleischer tha gjithashtu se një ndryshim i regjimit irakian do të ishte i mirëpritur me çfarëdo mjeti që të realizohet.

Ai tha se kostoja e një bilete pa kthim për ta nxjerrë Saddam Husseinin jashtë Irakut apo vrasja e tij nga një irakian do të ishte shumë më e ulët sesa çmimi i veprimit ushtarak amerikan.//kk//

XS
SM
MD
LG