Lidhje

Kryeinspektori i armëve takon sekretarin Powell - 2002-10-04


Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armët, Hans Blix, takohet të premten në Washington me sekretarin amerikan të shtetit, Colin Powell, për diskutime rreth kthimit të inspektorëve në Irak.

Të enjten zoti Blix tha se mund ta shtyjë dërgimin e inspektorëve në Irak deri pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të votojë mbi një rezolutë të propozuar nga Washingtoni, në të cilën përfshihet kërcënimi për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake nëse Bagdadi nuk bashkëpunon me procesin e inspektimit.

Në të njëjtën kohë, zoti Blix do ta informojë sekretarin Powell rreth marrëveshjes që ai arriti me Irakun për rifillimin e inspektimit, por jo plotësisht pa kufizime. //kk//

XS
SM
MD
LG