Lidhje

25 anëtarët e ekuipazhit të një anije franceze u shpëtuan të padëmtuar - 2002-10-05


Njoftohet se të 25 anëtarët e ekuipazhit të një anije-cisterne franceze, që mori zjarr në bregdetin e Jemenit, u shpëtuan të padëmtuar.

11 prej tyre u shpëtuan pak pasi shpërthimi i papritur u pasua nga zjarri. Pjesa tjetër e ekuipazhit u largua nga anija-cisternë disa orë më vonë, pasi dështuan përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Zyrtarët jemenas thanë se shpërthimi u shkaktua nga një aksident në bordin e anijes Limburg dhe nuk ishte një sulm i qëllimshëm. Megjithatë, zyrtarët francezë thanë se është shumë herët të eliminohet mundësia e një sulmi terrorist. Sipas lajmeve të para, anija-cisternë u ndesh me një anije të vogël të mbushur me lëndë plasëse në afërsi të portit jug-lindor Mina al-Dabah në Gjirin e Adenit.

Në kohën e shpërthimit anija-cisternë ishte nisur drejt Jemenit për tu ngarkuar me naftë të papërpunuar. Anija po transportonte gati 400 fuçi me naftë nga një port i Iranit.

Para 2 vjetësh, një anije e vogël e mbushur me eksploziv goditi luftanijen e marinës amerikane USS Cole në portin e Adenit, duke vrarë 17 marinarë amerikanë. Për këtë sulm autoritetet amerikanë fajësuan rrjetin terrorist Al-kaida të Osama Bin Ladenit.//ze//

XS
SM
MD
LG