Trupi i anëtarit të humbur të ekuipazhit të anijesë cisternë franceze që u dëmtua nga një shpërthim në afërsi të bregdetit të Jemenit, u gjet, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Franca dërguan ekipe hetuesish në këtë vend për të përcaktuar nëse shpërthimi dhe zjarri në anijen cisternë ishte pasojë e një aksidenti apo e një veprimi terrorist. Zyrtarë jemenas thanë se anëtari bullgar i ekuipazhit të anijes cisternë ishte i veshur me uniformë zjarrfikësi, gjë që lë të kuptohet se ai po përpiqej të shuante një zjarr në anijen cisternë Limburg, e cila ndodhet tani e paankoruar në Gjirin Aden, në afërsi të bregdetit të Jemenit. 24 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u evakuan pa pësuar gjë.