Lidhje

Çmimi Nobel në ekonomi për këtë vit  ndahet midis dy amerikanëve - 2002-10-09


Çmimi Nobel për ekonominë iu dha këtë vit dy amerikanëve, një profesori psikologjie dhe një studiuesi që kanë zhvilluar prova laboratorike për teorinë ekonomike. Gjysma e çmimit prej 1 milion dollarësh që u shpall sot iu dha Daniel Kahnemanit i universitetit Princeton, që është shtetas amerikan dhe izraelit, për punën e tij mbi arsyen se pse njerëzit marrin vendime që mbështeten tek teoria tradicionale ekonomike.

Zoti Kahnemani e ndan çmimin me profesorin Vernon Smith të Universitetit Gorge Mason, i cili konsiderohet si babai i ekonomisë eksperimentale. Po sot Çmimi Nobel për kiminë u fitua nga tre shkencëtarë, një amerikan, një aponez dhe një zvicerian, për studime në fushën e proteinave që ndihmuan në zhvillimin e barnave të reja dhe mënyrave më efektive për të diagnostikuar disa lloje kanceri.//xh//

XS
SM
MD
LG