Një nga arësyet pse Sadam Huseini përbën kërcënim për paqen në botë janë armët e shkatërrimit në masë që ai ka në dispozicion. Ai e ka pranuar se vendi i tij ka prodhuar dhjetra mijëra litra antraks dhe agjentë të tjerë vdekjeprurës biologjikë për t’i përdorur në mbushjet e rakteva Scud, në bomba dhe në depozitat e aeroplanëve spërkatës. Inspektorët e Kombeve të Bashkuara po ashtu zbuluan se Sadam Huseini kishte edhe nje program për armë kimike. Regjimi i tij ka rezerva agjentësh kimikë si gaz mustard dhe VX. Po ashtu ai ka riparuar dhe zgjeruar objektet e prodhimit të agjentëve kimikë për të shtuar prodhimin e tyre.
Sadami jo vetëm që ka në dispozicion armë të shkatërrimit në masë, por edhe i ka përdorur ato. Në fund të viteve ’80 ai kreu një sulm në shkallë të gjerë me armë kimike kundër popullsisë kurde të Irakut duke vrarë mijëra vetë. Ushtria e Sadam Huseinit ka goditur objekte iraniane dhe kurde me bomba, raketa dhe predha konvencionale artilerie të mbushura me agjentë të ndryshëm nervorë.
Sipas një raporti të publikuar nga kryeministri britanik Tony Blair, ushtria irakiane është tani e aftë të godasë me armë kimike ose biologjike “brenda 45 minutash të marrjes së urdhërit për të goditur”. Ai mund të urdhërojë ushtrinë të përdorë armë kimike dhe biologjike në rast se një konflikt ushtarak me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre bëhet i pashmangshëm. Por Shtetet e Bashkuara kanë një mesazh për oficerët irakianë që mund të marrin një urdhër të tillë: “Mos e zbatoni urdhërin.” Siç tha presidenti Bush, “një regjim irakian i ndodhur përballë shkatërrimit mund të përpiqet të kundërveprojë me mjete të dëshpëruara dhe mizore. Në se Sadam Huseini jep urdhër për përdorimin e mjeteve të tilla, gjeneralët e tij do të bënin mirë t’i kundërshtonin ato. Në se nuk i kundërshtojnë, ata duhet ta kuptojnë se gjithë kriminelët e luftës do të ndiqen dhe ndëshkohen.”
Bota nuk po kërcënohet nga populli irakian, madje as nga ushtria irakiane. Ajo po kërcënohet nga regjimi i Sadam Huseinit, i cili i mban shumicën e irakianëve nën zgjedhë. Siç tha presidenti Bush, “Amerika është mike e popullit irakian.” Por një ushtarak që i bindet një komande të dëshpëruar të Sadamit i cili nuk ka asgjë për të humbur, rrezikon të humbasë gjithshka.// lk //