Lidhje

Gjermani: arrestohet një maroken për ndihmë në sulmet e 11 shtatorit - 2002-10-10


Autoritetet gjermane arrestuan një maroken nën akuzat se kishte pasur gisht në sulmet e 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.

29 vjeçari Abdelgani Mzoudi u arrestua të enjten në qytetin verior gjerman të Hamburgut, ku kishin jetuar Muhamed Atta dhe dy rrëmbyes të tjerë vetëvrasës të 11 shtatorit.

Zoti Mzoudi dyshohet se i kishte dhënë ndihmë logjistike Muhamed Attas dhe se kishte pasur lidhje të ngushta me dy të tjerët.

Në një deklaratë të prokurorisë federale gjermane thuhet se zoti Mzoudi kishte qenë e vetëdijshëm për synimin e grupit për të kryer sulme terroriste dhe se ai i kishte dhënë grupit ndihmë logjistike. Sulmet terroriste të 11 shtatorit në Washington dhe New York shkaktuan vdekjen e pothuajse 3 mijë njerëzve. //kk//

XS
SM
MD
LG