Lidhje

Shtetet e Bashkuara hedhin poshtë deklaratën e Irakut mbi inspektimet - 2002-10-12


Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë deklaratën e Irakut se është gati që zgjidhë të gjitha çështjet mbi ispektimet e armëve nga Kombet e Bashkuara.

Një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit tha se Iraku po vazhdon “të luajë me fjalë”, siç u shpreh ajo, dhe të mos respektojë rezolutat ekzistuese të Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësja foli në përgjigje të një deklarate të bërë nga një këshilltar i lartë i Presidentit Saddam Hussein, i cili tha se Iraku do të jetë i gatshëm të presë ekipin e parë të inspektorëve më 19 tetor.

Një zëdhënës për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore tha se oferta e Irakut duket se heq disa pengesa për inspektimet. Por ai tha se nuk është e sigurt nëse ajo do të respektohet për të tetë pallatet presidenciale, që është edhe një nga kërkesat kyçe të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.//ic//

XS
SM
MD
LG