Lidhje

Indonezia thotë se al-Kaida bashkëpunoi me grupet ekstremiste vendore - 2002-10-13


Qeveria e Indonezisë thotë se rrjeti terrorist al-Kaida bashkëpunoi me grupet ekstremiste vendore për të kryer shpërthimet e ditës së shtunë në ishullin turistik Bali, që shkaktuan vdekjen e të paktën 187 vetave, shumica turistë australianë.

Ministri i Sigurimit, Susilo Bambang Yudhoyono premtoi marrjen e masave të ashpra në luftën kundër terrorizmit në vendin me popullësinë më të madhe myslimane në botë.

FBI-ja amerikane dhe detektivët australianë janë bashkuar në operacionin për kërkimin e personave, që fshihen pas shpërthimeve të 2 klubeve popullore të natës në ishullin Bali, ndërkohë që ekspertët e kriminalistikës vazhdojnë hetimet në vendin e shpërthimit.

Një zyrtar i zbulimit amerikan i tha agjencisë së lajmeve Rojter se sasia e madhe e eksplozivit dhe bashkërendimi i sulmeve tregojnë se shpërthimet ishin qartazi vepër e një grupi të sofistikuar terrorist, që ka lidhje me Al-Kaidën.

Policia indoenziane po mer në pyetje individë, që mund të kenë dijeni rreth shpërthimeve. Rreth 200 vetave nuk u dihet fati.

Kryeministri i Australisë John Howard tha se shpërthimet në Bali përbëjnë një incident të tmerrshëm që të kujton se asnjeri në botë nuk është i imunizuar nga terrorizmi.//ze//

XS
SM
MD
LG