Lidhje

Filipine: ushtria në mësymje kundër kryengritësve myslimanë - 2002-10-13


Trupat qeveritare filluan një ofensivë masive kundër një kampi të kryengritësve myslimanë në Filipinet Jugore. Ushtria filipinase thotë se të paktën 20 kryengritës të Frontit Moro të Çlirimit Islamik janë vrarë gjatë ofensivës e cila nisi të shtunën në provincën jugore, Lanao del Sur. Ushtria thotë se e filloi mësymjen pasi ishin parë të grumbulloheshin në kamp persona të armatosur. Ndërkohë, forcat qeveritare pranë ishullit Xholo kanë qenë në ndjekje të pjesëtarëve të një grupi tjetër kryengritës, Abu Sajaf, të cilët kanë sulmuar një togë marinarësh filipinas, duke vrarë 11 prej tyre e plagosur 25. Kryengritësit po mbajnë peng katër evengjelistë filipinas dhe tre marinarë indonezianë. //az//

XS
SM
MD
LG