Lidhje

Gruaja nga Virginia u vra nga snajperi - 2002-10-15


Shefi i policisë së qarkut Fairfax, Tom Manger tha se të dhënat balistike e lidhin përfundimisht vrasjen e 47 vjeçares Linda Franklin me serinë e vrasjeve që filluan më 2 tetor.

Viktima u qëllua për vdekje nga një snajper në parkimin e një qendre dyqanesh ndërsa po fuste mallrat e blera në makinën e saj së bashku me të shoqin.

Policia po kërkon tani një mikrobus në ngjyrë të bardhë ose krem që u pa pranë vendit të ngjarjes.

Shefi i policisë tha se trupat e tij kanë grumbulluar informacione shtesë rreth vrasjes së mbrëmshme, por nuk dha hollësi.//kk//

XS
SM
MD
LG