Lidhje

Shqipëri: kryetari i komisionit për SHISH-in, Ngjela, reagon - 2002-10-17


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Spartak Ngjela, kryetari i Komisionit Parlamentar për Shërbimin Informativ Shtetëror, SHISH, tha se komisioni që ai drejton nuk ka për qëllim represionin ndaj politikanëve apo gazetarëve.

Ai tha gjithashtu se komisioni nuk synon të krijojë tension por të ndihmojë në kapërcimin e situatës së krijuar, pra që SHISH, sipas tij, ka qenë në dorë të pushtetit partiak dhe jo në dorë të shtetit. Zoti Ngjela shtoi se ky shërbim i duhet kthyer shtetit.

Zoti Ngjela tha se seanca me pyetje-përgjigje në parlament ku është kërkuar të dëshmojë ish shefi i SHISH-it, Fatos Klosi, do të jetë e hapur për opininin publik, i cili në këtë rast, sipas zotit Ngjela, do të luajë rolin e jurisë.

Sipas zotit Ngjela, nëse komisioni do të jetë apo jo i paanshëm në përfundimet e tij, këtë do ta tregojnë faktet që do të paraqiten. //ii//

XS
SM
MD
LG