Lidhje

Koreja e Veriut, gati për dialog me Shtetet e Bashkuara - 2002-10-21


Koreja e Veriut shprehu gatishmërinë për zgjidhjen e problemit të shqetësimeve amerikane ndaj sigurisë nëpërmjet dialogut me Shtetet e Bashkuara, nëse Washingtoni heq dorë nga ajo që Pheniani e cilëson si politikë armiqësore ndaj Koresë së Veriut.

Kim Yong Nam, figura e dytë në hierarkinë e udhëheqjes koreanoveriore, e bëri këtë koment të hënën, gjatë bisedimeve me një delegacion të Koresë së Jugut në Phenian.

Ky ishte reagimi i parë zyrtar koreanoverior ndaj njoftimit amerikan të javës së kaluar se regjimi komunist në Phenian kishte pranuar se po vazhdonte programin për zhvillimin e armëve bërthamore në kundërshtim me një marrëveshje të vitit 1994. //kk//

XS
SM
MD
LG