Lidhje

Haradinaj: kalimi i përgjegjësive do të varet nga aftësitë tona - 2002-10-21


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha të hënën se partia e tij ka programe të veçanta për secilën nga 26 komunat në të cilën ajo do të kunkurojë në zgjedhjet vendore të së shtunës.

Zoti Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se në këo programe parashikohet zgjidhja e problemeve të emergjencës, siç janë ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën, dhe veçanërisht rregullimi i rrugëve dhe problemet me rrjetin energjitik.

Po ashtu ai tha se përfaqësuesit e partisë së tij, nëse zgjidhen do të punojnë në drejtim të zhvillimit ekonomik të komunave dhe sidomos për krijimin e vendeve të reja të punës.

Ndërkohë, që të zgjedhurit e votimeve të këtij viti, do të drejtojnë strukturat lokale për herë të parë për 4 vjet, zoti Haradinaj tha se procesi i kalimit të përgjegjësive nga përfaqësuesit ndërkombëtarë tek pushtetarët vendorë vendas, do të varet nga aftësitë qeverisëse të këtyre të fundit.

Ai tha se në të kaluarën ka munguar aftësia për njohjen e mangësive në këtë drejtim. //kk//

XS
SM
MD
LG