Lidhje

RRITET QËNDRESA E ORGANIZMIT NDAJ ANTIBIOTIKËVE - 2002-10-21


Sëmundjet infektive si Tuberkulozi e Malaria po bëhen gjithnjë e më rezistente ndaj antibiotikëve. Afro 14 milionë vetë ndeshen çdo vit sëmundje infektive dhe shtimi i rastave të vdekjeve nga sëmundje të tilla dikur të shërueshme, ka shkaktuar shqetësim mes shkencëtarëve. Qëndresa e organizmit ndaj ilaçeve cilësohet nga mjekët si skenari më i keq me të cilin ata kurrë nuk dëshirojnë të ndeshen. Por fatkeqësisht, realiteti është ndryshe. Organizmi vazhdon të bëhet gjithnjë e më rezistent ndaj ilaçeve dhe sipas shkencëtarit Philip Jenkins, kjo ndodh për arsye të përdorimit pa vend të antibiotikëve. Dihet se antibiotikët janë të paefektshëm ndaj sëmundjeve virusale siç janë gripi e të ftohurit e zakonshëm. Prandaj kur për këto sëmundje jepen antibiotikë, shkaktohen dy dëme; së pari sëmundja nuk luftohet dhe së dytë nxitet qëndresa e baktereve. Por shkencëtarët thonë se shkaqe të tjera të rritjes së rezistencës së organizmit ndaj antibiotikëve janë edhe kushtet e këqia higjenike, mjedisi i ndotur. Gjithashtu ata thonë se për luftimin e sëmundjeve në radhë të parë nevojiten mjekë, numri i të cilëve në disa rajone është shumë i pakët. Gjatë konferencës mbi shëndetin global që u zhjvillua këto ditë në Washington, shkencëtarët u bënë thirrje njerëzve në vendet në zhvillim që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, pasi masat parandaluese thonë ata janë shumë më pak të kushtueshëm se kurimi.

ILAÇ I RI KUNDËR HEPATIT C Të sëmurët me hepatit C tashmë kanë një tjetër mundësi kurimi nga kjo sëmundje e rrezikëshme. Ilaçi i ri quhet Pegasys dhe jepet me anë të inxheksionit një herë në javë. Këto ditë Ilaçi u miratua për përdorim nga agjencia federale e ilaçeve. Firma farmaceutike Hofman Ja Rouche njoftoi se ilaçi Pegasys do t’u jepet falas për 3 muaj 15 mijë pacientët të parë.

MBIPESHA TRUPORE KRIZË PËR SHËNDETIN PUBLIK Qëndra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve bën të ditur se mbi pesha trupore po bëhet gjithnjë e më shumë një problem shqetësues për shëndetin e amerikanëve. Sipas një studimi botuar në revistën Jama, nga mbi pesha preken thuajse të gjitha moshat dhe racat, por ky problem shfaqet më shumë mes të rinjëve afrikano amerikanë e meksikano amerikane deh tek gratë zezake të moshës mbi 40 vjeç. Mjekët besojnë se mbi pesha trupore duhet trajtuar si krizë e shëndetit publik, pasi kjo çon në një sërë sëmundjesh përfshi diabetin, sëmundje të zemrës, tension të lartë dhe hemoragji cerebrale.

MIKRO-AEROPLAN SPIUN Aeroplanët spiunë nuk janë diçka e re, por ky robot që fluturon mund të zëvëndësojë së shpejti aeroplanët e mëdhenj të survejimit. Kjo pasije është fryt i punës së shkencëtarëve në Berkeley të Kalifornisë. Projekti financohet nga Pentagoni. Imagjinoni ditën kur ky mikro aeroplan të fluturojë duke hyrë në shpellat e Afganistanit ose në kërkim të armëve në Iraq. Kjo mizë robot e pajisur me kamera dhe sensorë mund të përdoret edhe për zbulimin e zjarreve të pyejeve ose për gjetjen e njerëzve të mbetur nën rrënoja. Mikro aeroplani ndodhet ende në fazën eksperimentale.Vetëm për projektimin e krahëve të robotit, shkencëtarëve iu desh të punonin për katër vjet. Shkencëtarët tani po punojnë për realizimin e procesit të nisjes për fluturim, dhe thonë se do të duhen të paktën edhe 2 vjet derisa sa mikro aeroplani spiun të jetë gati për veprim në terren. Shkencëtarët në Berkeley thonë se për nga përmasat, projekti i tanishëm mendohet të jetë përfundimtar

XS
SM
MD
LG