Lidhje

Del Ponte: Vështirësi për formulimin e çështjeve penale kundër shqiptarëve - 2002-10-22


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte tha se po has vështirësi për formulimin e çështjeve penale kundër personave shqiptarë të dyshuar për krime lufte në Kosovë, sepse dëshmitarët kanë frikë të paraqiten.

Zonja del Ponte e bëri këtë deklaratë sot në Prishtinë gjatë një turneu ndërkombëtar. Ajo tha se formulimi i akuzave për krime lufte ishte i vështirë sepse dëshmitarët kanë frikë të konfirmojnë deponimet e tyre ose të dalin në gjyq. Ajo nuk tha nëse ka patur ndonjë kërcënim konkret kundër dëshmitarëve.

Zonja Del Ponte po punon për hetimet që kanë të bëjnë me tre shqiptarë të Kosovës të dyshuar për krime lufte kundër serbëve.

Ajo tha se shpreson që aktpadia e parë të jetë gati para fundit të vitit dhe dy të tjerat në vitin 2 mijë e 3.

Gjykata e Hagës është akuzuar për njëanshmëri sepse deri tani për krime në konfliktin e Kosovës janë paditur vetëm persona serbë.

//rd//

XS
SM
MD
LG