Lidhje

Powell: humbja e kohës do ta bëjë Sadam Huseinin më të rrezikshëm - 2002-10-22


Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të veprojnë shpejt në projekt rezolutën e re mbi çarmatimin e Irakut.

Sekretari i Shtetit, Colin Powell, pritet t’i vazhdojë përpjekjet për të siguruar miratimin e shpejtë të rezolutës, kur ai të udhëtojë sot për në Meksikë për bisedimet në nivel ministror para takimit të nivelit të lartë të vendeve të rajonit Azi-Paqësor.

Sekretari Powell pati një bisedë telefonike dje me homologun e tij rusë dhe atë francez. Të dyja vendet thonë se nuk janë të kënaquara me versionin e ri të projektrezolutës.

Zoti Powell tha se çdo vonesë në veprime kundër Irakut do ta bëjë presidentin Saddam Hussein më të rezikshëm.

//rd//

XS
SM
MD
LG