Lidhje

Dy Koretë bien dakort të zgjidhin çështjen e programit bërthamor në mënyrë paqësore - 2002-10-23


Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rënë dakord të zgjidhin në mënyrë paqësore çështjen e programit të sapo zbuluar të armëve bërthamore të Phenianit.

Njoftimi u bë sot nëpërmjet një deklarate të përbashkët në Phenian, pas disa ditë bisedimesh. Në Seul, presidenti koreanojugor, Kim Dae-jung, theksoi se çështja e programit bërthamor nuk duhet të zgjidhet me anë të forcës ushtarake apo sanksioneve ekonomike.

Ndërkohë, Kina i bëri thirrje Koresë së Veriut që të diskutojë me Shtetet e Bashkuara rreth çështjes së programit të armëve bërthamore. Pritet që presidenti Bush të diskutojë rreth kësaj çështjeje me udhëheqësit e Rusisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut nga fundi i javë në takimin e nivelit të lartë të rajonit Azi-Paqësot në Meksikë.

XS
SM
MD
LG