Lidhje

Komandanti i Natos për Evropën Jugore viziton Kosovën - 2002-10-23


Komandanti i NATO-s për Evropën Jugore, Gregory Johnston tha sot se në gjithë Kosovën, ekzistojnë kushte të mjaftueshme të sigurisë për të gjitha komunitetet që të marrin pjesë në zgjedhjet e ditës së shtunës. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë.

Admirali Johnston tha se zgjedhjet janë dita më e rëndësishme për të gjithë ata që duan të ndërtojnë demokracinë. Admirali Johnston shprehu mbështetjen e plotë të NATO-s ndaj planeve të shefit të UNMIK-ut Michael Steiner, për zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës dhe decentralizimin e pushtetit në Kosovë.//xh//

XS
SM
MD
LG