Lidhje

Kryeministri i Kosovës Rexhepi kërkon zgjerimin e kompetencave - 2002-10-24


Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Rexhepi zhvilloi një numër takimesh me zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe administratës amerikane, ku vuri në dukje problemet me të cilat ndeshet qeveria e Kosovës në vënien në jetë të reformave. Ai theksoi gjatë një interviste me Zërin e Amerikës të mërkurën, 23 tetor, nevojën e zgjerimit të kompetencave të institucioneve qeverisëse në Kosovë për të ngritur një administratë më efikase dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. //ad//

XS
SM
MD
LG