Lidhje

FBI-ja paralajmëron mundësinë e ndonjë sulmi kundër sistemit  të transportit - 2002-10-25


Byroja Federale e Hetimeve ka bërë një paralajmërim në shkallë kombëtare se terroristët mund të jenë duke planifikuar ndonjë sulm kundër sistemit amerikan të transportit, sidomos hekurudhave. FBI-ja bëri të ditur dje se nuk ka informacion për ndonjë kërcënim specifik, por theksoi se të dhënat i kishte marrë nga të burgosur të al-Qaidës të mërkurën dhe ua kishte kaluar organeve lokale dhe shtetërore të ruajtjes së rendit.

Në paralajmërim thuhet se terroristët mund të vënë në shënjestër hekurudhat, duke pëfshirë urat, shinat ose lokomotivat, në përpjekje për të shkaktuar daljen e trenave nga binarët dhe për pasojë dëme të mëdha. FBI-ja bën të ditur se nga të dhënat e organeve të zbulimit del se al-Qaida ka në plan të sulmojë objekte që mendon se mund të njihen me lehtësi si objekte që përfaqësojnë interesat ekonomike të Shteteve të Bashkuara.//ic//

XS
SM
MD
LG