Lidhje

Shqipëria dënon marrjen e pengjeve në Rusi - 2002-10-25


Qeveria shqiptare dënoi të premten me force marrjen peng të disa qindra qytetareve ruse nga komando çeçene në një teater të Moskes.

Ministria e jashtme deklaroi, sipas nje njoftimi per shtyp, se "shprehte indinjatën e thellë dhe dënon me forcë aktin terrorist... ndaj qytetarëve të pafajshëm rusë".

Shqipëria, "e angazhuar ne koalicionin botëror kundër terrorizmit ndërkombëtar", shpreh solidaritetin me pengjet dhe familjet e viktimave dhe mbeshtet fuqimisht veprimet e ndermarra nga qeveria ruse per lirimin e pengjeve dhe ndeshkimin e autoreve "te ketij akti të shëmtuar terrorist".

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm, Ilir Meta, tha gjatë një takimi në Tiranë me zëvendësministrin e jashtëm rus, Razov, se Shqipëria dënon këtë akt terrorist dhe mbështet qeverinë dhe popullin rus.

Qëndrimit te Shqipërisë për këtë ngjarje ju bashkuan edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik te Detit te Zi, që po mbajnë një takim në Tiranë. //kk//

XS
SM
MD
LG