Lidhje

Shpërthimi në Bali - 2002-10-25


Më 12 tetor, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në klubin e natës Sari, në Bali të Indonezisë. Mbi 180 veta humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën ose nuk gjinden. Viktimat janë burra, gra dhe fëmijë nga mbi 12 vende, si Britania, Japonia, Korea e Jugut, Singapori, Ekuadori, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Shumë prej viktimave janë qytetarë australianë. “Natyra mizore, barbare dhe e panevojshme e asaj që ndodhi atë të shtunë mbrëma ka tronditur thellë të gjithë kombin tonë, tha kryeministri australian, John Howard. ”Ne do të bëjmë gjithçka brënda mundësive tona për ti sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtij akti të neveritshëm, tha ai. Kryeministri britanik, Tony Blair, tha para parlamentit britanik se terroristët nuk bëjnë dallime mes të rinjve apo të moshuarve, lindjes apo perëndimit, të bardhëve apo zezakëve, të krishterëve apo muslimanëve. Ata janë të gatshëm të vrasin çdo kënd, të çdo race, besimi apo ngjyre. Ata nuk njohin kufij. Asgjë nuk i ndalon ata për të vrarë njerëz të pafajshëm, përkundrazi ata ngazëllehen nga këto akte. Presidenti Bush e quajti shpërthimin terrorist në Bali si një akt frikacakësh që synonte të krijonte frikë dhe kaos. Bota, tha presidenti, duhet ti kundërvihet kësaj të keqeje globale, që e ka emrin terrorizëm. Ne duhet ti referohemi këtij akti të urryer me emrin që i takon: vrasje.” Shtetet e Bashkuara po punojnë nga afër me autoritetet e shumë vendeve për të identifikuar dhe për të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës për sulmin në Bali dhe për sulme të tjera terroriste. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim prej 5 milion dollarësh për të dhëna që çojnë në arrestimin dhe dënimin e atyre që planifikuan apo ndihmuan në kryerjen e sulmit në Bali, apo në kryerjen e akteve të terrorizmit ndërkombëtar kundër qytetarëve amerikanë apo interesave të tyre. Gjithashtu një shpërblim prej 20 milion dollarësh mund të paguhet për të dhëna që çojnë në arrestimin dhe dënimin e një udhëheqësi të rrjetit terrorist të al-Qaidës. Deri tani Shtetet e Bashkuara kanë paguar rreth 9 milion dollarë e gjysëm për informacione të tilla. Identiteti i personave që japin të dhëna mbi sulmet terroriste apo terroristët vetë do të mbrohet. Atyre dhe familjeve të tyre mund tu jepet mundësia që të shpërngulen në Shtetet e Bashkuara. Çdokush që disponon të dhëna në lidhje me sulmin terrorist në Bali mund të kontaktojë zyrën më të afërt të ambasadës apo konsullatës amerikane. Ose mund të telefononi zyrën “Shpërblim për Drejtësi” në numrin 1-800-877-3927. Personat që kanë të dhëna për këtë sulm mund të dërgojnë e-mail në adresën www.rewardsforjustice.net, ose të shkruajnë në adresën ”Shpërblim për Drejtësinë”, Washington DC, 20522-0303 USA.

//rd//

XS
SM
MD
LG