Lidhje

Senatori amerikan, Paul Wellstone, gruaja dhe  e bija, humbën jetën në rrëzimin e një aeroplani - 2002-10-26


Senatori demokrat, Paul Wellstone, gruaja dhe bija e tij, u vranë si pasojë e rrëzimit të një aeroplani në shtetin amerikan Minnesota. Nga rrëzimi i aeroplanit humbën jetën edhe tre pasagjerë e dy pilotë. Vdekja e senatorit, vetëm 11 ditë para zgjedhjeve për në Kongres, shtron pyetjen në se demokratët do të vazhdojnë të ruajnë shumicën prej një vendi në Senat.

Një humbje e demokratëve në Senat mund t’i japë Partisë Republikane të presidentit Bush kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit. Guvernatori i Minesotës, Jesse Ventura, e quajti zotin Wellstone një njeri të madh. Guvernatori tha se nuk ka vendosur në se emri i zotit Wellstone do të mbetet në listën e kandidatëve. Senatori Wellstone ishte një liberal i çiltër dhe bir imigrantësh izraelito-rus.//ic//

XS
SM
MD
LG